PËRGATITJA
Në qoftë se banoni në zonë e cila në të kaluarën ka përballuar probleme nga përmbytjet
Në rast paralajmërimi për reshje të forta:
- Sigurohuni që pusetat e shkarkimit dhe ullukët jashtë shtëpisë nuk janë të mbyllura dhe punojnë në rregull.
- Kufizoni udhëtimet sa të mundeni dhe evitoni punën ose banimin në vende nëndhese.
GJATË PËRMBYTJES
Nëse jeni brenda
- Evitoni vendet nëndhese dhe shkoni në një vend të sigurt me lartësi.
Nëse jeni jashtë
- Mos kaloni përrenj me këmbë ose me automjet.
- Qëndrojuni larg kabllove elektrike.
- Largohuni nga automjeti në qoftë se është neutralizuar, pasi ka mundësi të rrëmbehet nga uji ose të përmbytet.
- Evitoni zonat ku kanë ndodhur rrëshqitje dheu.
PAS PËRMBYTJES
Nëse jeni jashtë
- Qëndroni larg zonave që janë përmbytur ose janë në rrezik për t’u përmbytur në orët e ardhshme.
- Ka mundësi që përmbytja të ketë shndërruar karakteristikat e zonave të njohura dhe ujërat të kenë prishur pjesë të rrugës, të trotuareve etj.
- Ka rreziqe nga rrugët e shkatërruara, nga toka me pjerrësi të madhe, nga lëvizja e baltës etj.
- Ujërat ka mundësi të jenë të ndotura në qoftë se kanë marrë më vete mbeturina, kafshë të ngordhura dhe materiale të tjera.
- Bëni kujdes të mos pengoni njësitë e shpëtimit.
- Mos iu afroni zonave ku kanë ndodhur rrëshqitje dheu dhe rënie shkëmbinjsh.
- Kontrolloni në qoftë se shtëpia juaj ose vendi i punës rrezikon nga rënia eventuale e shkëmbinjve.
Në qoftë se duhet patjetër të ecni ose të drejtoni automjetin në zona që janë përmbytur
- Përpiquni të gjeni një vend të qëndrueshëm.
- Evitoni ujërat që rrjedhin.
- Nëse shihni se rruga është përmbytur, ndaloni dhe ndërroni drejtimin.
- Evitoni kalimin në ujëra të ndenjura, të cilat mund të bëhen përçuese të elektricitetit, nëse ka kabllo të nëndheshme elektrike ose ka humbje nga instalimet.
- Ndiqni udhëzimet e autoriteteve.
Çfarë duhet bërë për riparimin e dëmeve
Përpara se të nisni punimet e riparimit
- Kini parasysh: Edhe kur largohen ujërat e përmbytjes, ka ende rrezik.
- Në qoftë se zona ku banoni ishte boshatisur nga njerëzit, mos u ktheni në të para se autoritetet t’ju informojnë se tashmë është e sigurt.
- Stakoni korrentin, edhe nëse në zonën tuaj është linja është stakuar nga operatori elektrik.
- Mbyllni rubinetin e ujit, në rast dëmesh eventuale të rrjetit të ujësjellësit.
Për të kontrolluar ndërtesën e përmbytur
* Vishni këpucë sigurie, për të evituar plagosjet nga sende ose anomali të terrenit, që fshihen poshtë ujërave.
* Kontrolloni muret, dyert, shkallët dhe dritaret.
* Kontrolloni rrjetet elektrike, të ujit të pijshëm dhe të ujësjellësit dhe të shkarkimit.