PËRGATITJA
Nëse jeni në terren të hapur
- Mos digjni mbeturina, bar të thatë ose degë pemësh gjatë muajve të verës.
- Mos ndizni gjatë muajve të verës pjektore natyrore në pyje ose në territore ku ekziston bar i thatë.
- Evitoni punët në natyrë të cilat eventualisht mund të shkaktojnë zjarr (ngjitje me oksigjen, përdorim të gurëve smerilë ose veglave të tjera që shkaktojnë shkëndija).
- Mos hidhni kurrë cigare të ndezura kur ndodheni në terrene të hapura.
- Mos lini mbeturina në pyll. Ekziston mundësia e ndezjes.
- Respektoni shenjat e ndalimit të hyrjes në periudha me rrezikshmëri të lartë.
Në qoftë se shtëpia juaj ndodhet brenda ose afër pyllit ose sipërfaqes pyjore
- Krijoni një zonë kundër zjarrit rreth e rrotull shtëpisë duke pastruar dhe duke larguar në një rreze të paktën 10 metra barin e thatë, shigjetat e pishave, gjethet e thata, degët etj.
- Krasitni pemët deri në lartësinë e 3 metrave, sipas moshës së tyre dhe gjendjes së degëve të tyre.
- Largoni të gjitha degët e thata nga pemët dhe nga shkurret.
- Krasitini pemët brenda një rreze prej 5 metrash nga shtëpia në mënyrë që degët e tyre të mos bien mbi mure, çati ose ballkone.
- Rralloni përreth ndërtesës bimësinë drusore në mënyrë që degët e një peme të kenë largësi të paktën 3 metra nga degët e tjetrës. Për mbrojtje më të lartë, largoni bimësinë drusore dhe shkurrore nga ndërtesa në distancë të paktën 10 metra, nëse pastrimi i bimësisë natyrore për mbrojtjen e nevojshme të ndërtesave nuk është kundër dispozitave legjislative për pyjet.
- Mos vendosni ulluqe plastike ose shkarkuese uji plastike në muret e ndërtesës.
- Mbroni nga ana e jashtme dritaret dhe dyert prej xhami, duke vendosur kanate nga materiale të padjegshme.
- Mbuloni oxhaqet dhe tubat e ajrosjes së ndërtesës me rrjete teli të posaçëm të padjegshëm me qëllim që shkëndijat të mos depërtojnë në pjesën e brendshme të ndërtesës.
- Mos depozitoni sende të djegshme afër shtëpisë.
- Vendosni drurët e zjarrit në vende të mbyllura dhe të ruajtura.
Mos ndërtoni depozita të pambuluara lëndësh djegëse pranë shtëpisë.
- Pajisuni me zjarrfikëse të përshtatshme dhe bëni kujdes për mirëmbajtjen e tyre.
- Pajisuni me zorra uji në gjatësi të përshtatshme për zonën që doni të mbroni.
- Pajisuni me një depozitë uji, një pompë të thjeshtë pa korrent dhe një zorrë uji.
Nëse vini re zjarr
- Telefononi MENJËHERË në qendrën e shërbimit zjarrfikës (numri 199) dhe jepni informacione të plota për:
- vendin dhe pikën e saktë ku ndodheni;
- vendin dhe pikën e saktë dhe drejtimin e zjarrit;
- llojin e bimësisë që po digjet.
PËRGATITJA
Në qoftë se zjarri po afrohet shtëpisë
Pas fikjes së zjarrit
- Dilni nga shtëpia dhe fikni menjëherë zjarret e vogla që djegin akoma.
- Kontrolloni për të paktën 48 orë, në intervale të rregullta, perimetrin dhe hapësirën jashtë ndërtesës për vatra zjarri që mund të rindizet.
Në qoftë se zjarri është në pragun tuaj
- Mos e braktisni ndërtesën, përveç nëse largimi juaj është plotësisht i siguruar.
- Mos u strehoni në automjet. Mundësia e mbijetesës në ndërtesa të ngritura me materiale të padjegshme është më e madhe, se sa brenda një automjeti pranë tymit dhe flakëve.
- Nëse qëndroni brenda shtëpisë:
- Mbyllni mirë të gjitha dyert dhe dritaret.
- Bllokoni të gjitha të çarat me lecka të lagura me qëllim që të mos futet tym brenda.
- Hiqni perdet nga dritaret.
- Lëvizini mobiliet në qendër të banesës, larg dritareve dhe dyerve të jashtme.
- Mbyllni të gjitha dyert e brendshme me qëllim që të ngadalësoni përhapjen e zjarrit në ndërtesë.
- Mbushni vaskat, legenët dhe kovat që të keni ujë rezervë.
- Grumbullohuni të gjithë bashkë në një dhomë.
- Mbani një elektrik dore dhe bateri rezervë në rast se ndërpritet rryma elektrike.
- Në qoftë se shtëpia juaj është ndërtim prej druri, kërkoni strehim në ndërtesë zjarrduruese.
- Në qoftë se urdhërohet evakuimi, ndiqni me përpikëri udhëzimet dhe itineraret e sugjeruara nga autoritetet.